Ka edhe kështu, te Skrapari presin që rivalët të mos regjistrohen në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 17:25

Ka edhe kështu, te Skrapari presin që rivalët të mos regjistrohen në kampionat

Te Skrapari nuk kanë në plan të dorëzohen. Sportivisht kanë rënë në Kategorinë e Tretë, duke u renditur në vendin e fundit të Grupit B (grumbulluar vetëm 8 pikë, pas 1 fitoreje dhe 5 barazimeve). E megjithatë, nuk i kanë humbur shpresat për Kategorinë e Dytë.

Laberia-Skrapari

Ata “luten” që verdikti të mos vihet në zbatim, duke shpresuar te tërheqja e ndonjë skuadre. Nëse kjo, pa nisur mirë aktiviteti, skraparllinjtë mund të fitojnë të drejtën që të luajnë sërish në të Dytën.

Nëse kjo ndodh, në klub do t’i marrin që të gjitha masat që të ndërtojnë një ekip dinjitoz. Financat do të jenë të garantuara dhe do të bëhen afrime për të konsoliduar organikën.

ARBEN ÇEPANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"