Ka dy mungesa te Vllaznia, por Jonuz “skicon” 11-shen për ndeshjen me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 16:38

Ka dy mungesa te Vllaznia, por Jonuz “skicon” 11-shen për ndeshjen me Skënderbeun

Vllaznia nuk i ka ndalur as dje përgatitjet për Skënderbeun. Ritmi ka qenë i lartë, po ashtu edhe kërkesa e llogarisë. Mirsad Jonuz pret që ky 90-minutësh të jetë perfekt dhe rrjedhimisht të shoqërohet me trepikësh, pasi vetëm kështu mund të ngjisin një shkallë në renditje dhe t’i largohen zonës së “play out”-it.vllaznia arbitri ziri

Veç ushtrimeve klasike me dhe pa top, trajneri maqedonas zhvilloi edhe një lojë brenda grupit. Me dy mungesat e konfirmuara të Mevlan Adilit dhe Florind Bardullës së pezulluar, ai ka nisur “skicimin” e formacionit.

Dilema ka ende dhe kryesisht për lojtarët që janë me nga tre kartonë dhe rrezikojnë skualfikimin për ndeshjen e javës së 25-të. Gara për një vend titullari është e fortë, por vetëm sot mund të jepet verdikti final.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"