Ka drejtuar në Greqi dhe Bosnjë, Bylisi merr një trajner serbo-boshnjak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 9:58

Ka drejtuar në Greqi dhe Bosnjë, Bylisi merr një trajner serbo-boshnjak

Dje është prezantu ar në Ballsh nga presidenti Besnik Kapllanaj trajneri serbo-boshnjak, Veljko Dovedan. Ballshiotët, kur duhen edhe me pak se tri javë nga starti i garës ,janë duke bërë diferencën me ekipet rivale. Duke filluar qe nga stoli, ku Bylisi ka afruar trajnerin Veljko Dovedan. Tekniku 64-vjeçar dje ka mbërritur në Ballsh ku edhe është prezantuar nga presidenti Besnik Kapllanaj para lojtarëve dhe tifozëve.

Veljko-DOvedan.-750x430

Në orën 18:00, presidenti i ballshiotëve ka prezantuar para stafit dhe skuadrës trajnerin e ri, duke e cilësuar si zgjedhjen më të mirë mes shumë alternativave nga tregu vendës i Superiores, por edhe ai i huaj. Veç të tjerash, trajneri i ri ka edhe një CV shumë të pasur në disa shtete. Karriera – Dovedan është një trajner me eksperiencë, jo vetëm në shtetin e tij, në Serbi, por edhe në shtete të tjera, siç janë Greqia e Bosnja me ekipe që kanë traditë në vendet respektive. Duke filluar që nga Panahaiqi, Niki Volos, Sloga Sarajevo, Slavia Sarajevo apo së fundmi me Temnik Varvarin.

Dovedan

Tashmë, trajneri serb provon edhe eksperiencën për herë të parë në Shqipëri, me Bylisin që në Kategorinë e Parë mbetet skuadra konkurrente kryesore për t’u ngjitur në elitë. Kjo skuadër, gjatë historisë së saj, ka arritur që të jetë dy herë pjesëmarrëse në Ligën e Europës. Trajneri Dovedan ka edhe licencën UEFA Pro.

Ekipi – Ballshiotët në këtë merkato kanë qenë mjaft aktivë dhe kanë afruar 8 futbollistë cilësorë me perspektivë, por edhe me eksperiencë nga Kategoria e Parë dhe Superiorja. Por, në Ballsh presin ende edhe 3-4 goditje për ta pasur skuadrën gati, të paktën në javën e fundit të përgatitjeve për të hyrë të kompletuar në garë.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"