“Ka dhe 3 vite kontratë me Interin”, menaxheri i Lautaros: Transferimi i tij është thjesht çështje mediatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 18:03

“Ka dhe 3 vite kontratë me Interin”, menaxheri i Lautaros: Transferimi i tij është thjesht çështje mediatike

Menaxheri i sulmuesit të Interit Lautaro Martinez beson se klienti i tij do të qëndrojë në kampin zikaltër, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme të merkatos europiane se do të firmosë me Barcelonën.
lautaro
Në një intervistë për “La Figura de la Cancha”, Karlo Beto Jarke thekson se Lautaro ndihet mirë tek Interi dhe ka 3 vite kontratë me ta. Për sa i përket të ardhmes, Jarke u shpreh se nuk është e nevojshme t’i japë këshillat Lautaros.

“Transferimi i Lautaros është më tepër një çështje mediatike sesa reale. Sot ai ka tre vite kontratë me Interin dhe ndihet shumë mirë këtu. Ai ka bërë një sezon të mrekullueshëm, duhet të luajë akoma në Ligën e Europës dhe shpresoj që Interi t’i shkojë deri në fund. Këshillat për të ardhmen? Nuk i kam dhënë kurrë këshilla dhe tani nuk është e rëndësishme të bëj këtë gjë”, bën me dije agjenti i Lautaros Karlos Beto Jarke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"