Ka dështuar të mbajë portën e paprekur, Zomer: Nuk jemi ende bindës, jo vetëm në rezultate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 21:30

Ka dështuar të mbajë portën e paprekur, Zomer: Nuk jemi ende bindës, jo vetëm në rezultate

Jan Zomer u mendua se do të zgjidhte ekuacionin e vështirë në Mynih mbi gjetjen e alternativës së denjë për të zëvendësuar një ikonë në portën e tyre, si Manuel Nojer, i cili vuan lëndimin në këmbë.

1459180964.0

Gjithsesi, në këto 3 takime, ai ka dështuar ta mbajë portën e paprekur, qoftë edhe në një sfidë të vetme. 34-vjeçari nuk e pati të vështirë të diskutonte edhe reagimin pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Kolo Muanit.

“Presioni është pjesë e punës sonë dhe jam mësuar me të, pavarësisht se ajo mbart tjetër peshë në krahasim me klubin pararendës. Jam i bindur se mund të kishim bërë shumë më mirë në rastet tona, por ja që nuk ia dolëm më shumë se barazimi i tretë radhazi. Koha për të menduar ndaj rivalëve të ardhshëm. Ndërsa mbi pretendimet e miqve në bllokimin e Kolo Muanit, replikat e mia u lidhën me evitimin e kartonit të kuq. Si përfundim, arbitri veproi drejt”, tha gardiani helvet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"