Ka bindur trajnerin Magani, Besa i rinovon kontratën mesfushorit brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 12:12

Ka bindur trajnerin Magani, Besa i rinovon kontratën mesfushorit brazilian

Krahas përforcimeve në merkaton e janarit, drejtuesit e Besës po shohin edhe çështjen e rinovimit të kontratave për ata lojtarë që kanë bindur stafin teknik. Rinovimi i parë është ai i mesfushorit të avancuar, 25-vjeçarit brazilian Iran Gonçalves.Besa-Kavaje

Në ndeshjet e fundit të 2019- ës ai është aktivizuar titullar nga trajneri Gugash Magani dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Niveli i tij e ka nxitur presidentin Bizhdili dhe stafin e tij t’i ofrojnë rinovimin e kontratës, për të mos e lënë të largohet lehtë nga Kavaja. Braziliani dhe Onuh janë të vetmit të huaj aktualisht në radhët e Besës. Ishte premtuar se pjesë e verdhezinjve do të ishte dhe durrsaku Orjan Xhemalaj, por në momentet e fundit ai i ka “tradhtuar” kavajasit për t’u rikthyer te Erzeni.

TË MËRKURËN NË FUSHË – Ishte programuar të niste ditën e hënë stërvitja e Besës, por është shtyrë për të mërkurën, për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave. Futbollistët do të paraqiten ditën e mërkurë, në orën 14:00, në ambientet e stadiumit për të nisur fazën përgatitore dimërore.

Për momentin afrimi i vetëm është mesfushori Kamara, por ditën e mërkurë gjasat janë që grupit t’i bashkohet edhe ndonjë lojtar tjetër, me të cilin presidenti Bizhdili është në bisedime.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"