“Ka bërë 20 vjet punë tjetër dhe tani merr drejtimin e ekipit”, drejtori i Tiranës debaton me Starovën: Nuk e kam kushëri Egbonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:30

“Ka bërë 20 vjet punë tjetër dhe tani merr drejtimin e ekipit”, drejtori i Tiranës debaton me Starovën: Nuk e kam kushëri Egbonë…

Pak kohë më parë, Sulejman Starova shprehej se “Egbo është një trajner portierësh dhe Tiranës i duhet një trajner me eksperiencë”, diçka që ngjalli shumë debate, deri aty sa solli edhe një reagim të Tiranës, që i doli në mbrojtje trajnerit aktual.

Emanuel Egbo

Ditën e sotme, Starova është vënë përballë drejtorit sportiv të Tiranës, Arbi Laçi, në “Pressing” në “Abc News”, ku ka pasur edhe një debat mes tyre.

SULEJMAN STAROVA- “Tiranën e kam lavdëruar gjithmonë, madje kam thënë që nuk ka ekip t’i marrë pikë Tiranës. Ndërsa sot, mund të them që Tirana nuk është e qetë, pas humbjes me Kukësin, me Teutën, me ndodhinë e Kupës. Nga një skuadër që nuk kishte kundërshtar, ndoshta e rëndova që thashë “pikiatë”. Nëse nuk do të kishte shënuar Muçi në minutën e fundit, është me fat. Sot do të ishe tre pikë nëse nuk do barazonit. Ishit 9 pikë fare, e tronditët kampionatin (drejtuar Arb Laçit).Starova

Nga një Tiranë shumë e mirë, ikët në “pikiatë”. Lëkundët pozitat, nuk po e pranoni. Ky është mendimi im. Absolutisht nuk është mungesë respekti, e keni transformuar keq opinionin tim për Egbo. Ges Shehi ka mbaruar karrierën si futbollist dhe ka vendosur të bëhet trajner. Ka punuar për atë punë. Ndërsa Egbo, pas 20 vitesh punë tjetër, vjen e merr ekipin. Ai 20 vite ka stërvitur portierët. E ke gabim që kur thua licenca.

Unë kam fol me elozhe për Egbo, nuk kam asgjë personale. Një trajner që stërvit portierët 25 vjet dhe e barazon me Gesin (Shehin) që është trajner tamam, nuk është normale. Egbo i përkohshëm po. Bezdisesh pse flas unë në studio? Unë jam specialist, kam 40 vite që e bëj këtë gjë. Unë nuk i kam heq merita Egbo. Tirana është një skuadër e madhe që do trajner shumë të mirë. Ky është mendimi im”.Arbi-Laci

ARBI LAÇI – “Ti the nuk ka licence ai trajneri, ai nuk bën. Është mungesë respekti për një koleg. Nuk e ke thënë për Orges Shehin. Për mua është mungesë respekti, për një trajner që është licencuar. Kush të bën trajneri. Mos përdor arrogancë, merre me të qetë. Trajner të bën licenca, pastaj eksperienca.

Nuk njoh trajner pa licencë. Ku i gjejmë këta trajnerët me eksperiencë. Ju kuptoj shumë mirë, por e trajtoni me arrogancë. Unë nuk e kam kushëri Egbon. Meriton respekti për atë që ka dhënë. U krijua një rrymë artificiale, u dha gojë një pjesë të njerëzve. U bë rrymë e panevojshme. Ju keni të drejtën e analizës, unë bëj mbi analizë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"