Ka befasuar me paraqitjet e tij në fillimin e Superiores, sulmuesi i Dinamos stërvitet i diferencuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 11:53

Ka befasuar me paraqitjet e tij në fillimin e Superiores, sulmuesi i Dinamos stërvitet i diferencuar

Blutë kanë nisur përgatitjet në fushë për dy ndeshjet e kësaj jave, e para me Erzenin në Kupën e Shqipërisë dhe e dyta me Teutën në kampionat.

Cinedu goli

Në seancën e djeshme janë stërvitur fillimisht të diferencuar sulmuesi Çinedu dhe mbrojtësi Maliqi, por ky i fundit më pas i është bashkuar grupit.

Çinedu ka pasur probleme fizike pas ndeshjes me Laçin dhe stafi teknik nuk ka dashur ta sforcojë, duke e lënë të punojë i diferencuar.

Ndoshta sulmuesi kryesor i bluve do të kursehet në ndeshjen e së mërkurës me Erzenin, për të qenë gati për transfertën e kampionatit me Teutën.

Jashtë skuadrës vazhdon të jetë sulmuesi tjetër, Mario Gjata, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Kombëtares U-21 me Çekinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"