Ka arkëtuar 58 milionë euro më shumë sesa viti futbollistik 2017-2018, ja benefitet e CR7

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 18:33

Ka arkëtuar 58 milionë euro më shumë sesa viti futbollistik 2017-2018, ja benefitet e CR7

Ka shumë nga ata që e konsiderojnë të tepruar të paguash 31 milionë euro në vit një lojtar që pritet të festojë 35-vjetorin, por janë shifrat që e hedhin poshtë këtë teori.

ronaldo3

Siç konfirmon Juventusi, vetëm një sezon pas zbarkimit në Torino të jashtëtokësorit CR7, kampionët e Serisë A kanë vetëm benefite. Bilanci i sezonit të kaluar nënvizon se Juvja ka arkëtuar 58 milionë euro më shumë sesa viti futbollistik 2017-2018, por kërkesat vazhdojnë të jenë në rritje.

ronaldo

Në të njëjtën kohë, edhe fama e Juves është rritur, duke qenë se nga 385 milionët e majit 2018, tashmë numërohen 423 milionë tifozë në botë, plot 38 milionë më shumë. Dhe meritën për këtë e ka një person i vetëm, Kristiano Ronaldo!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"