Ka afat deri të mërkurën, 3 skuadra të Superligës turke interesohen për kampionin e Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 21:03

Ka afat deri të mërkurën, 3 skuadra të Superligës turke interesohen për kampionin e Ilir Dajës

Tri skuadrat e Superligës së Turqisë, Koniaspor, Gaziantep dhe Hatajspor kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Ballkanit, Meriton Korenica. Lajmi është bërë public nga mediat turke.

Korenica

“Ka interesim të Hajsporit, Koniaspori dhe Gaziantepit nga vendi ynë për këtë mesfushor që luajti shkëlqyeshëm në Ligën e Konferencës dhe shënoi gjashtë gola duke përfshirë edhe ndaj ekipit tonë Sivasporit në grup”, shkruan portali turk, “Sporun Dibi”.

Merkatoja në Turqi mbyllet të mërkurën. Te klubi nga Suhareka do të shqyrtojnë ofertat për Korenicën dhe futbollistët tjerë. Vlera e Korenicës në tregun e transferimeve është 300 mijë euro. Ai me kampionët e Kosovës të drejtuar nga Ilir Daja ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Për Korenicën interesim ka shprehur edhe kampioni i Rumanisë, Kluzhi

Te Kluzhi nga Ballkani javë më parë u transferua Ermal Krasniqi. Sezonin aktual në Superligën e Kosovës, Korenica ka shënuar katër gola në 16 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"