“K**** e zezë, do të vij në shtëpi nëse shënon”, tifozi kërcënon lojtarin e Premier Ligës. Policia nis hetimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 17:04

“K**** e zezë, do të vij në shtëpi nëse shënon”, tifozi kërcënon lojtarin e Premier Ligës. Policia nis hetimet

Aston Vila luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa përballet me Kristal Palasin, ku i vetmi rezultat që i bën punë është fitorja.

Wilfried+Zaha+Crystal+Palace+vs+Liverpool+TxXV8PiYwl4l

Megjithatë para kësaj sfide të rëndësishme, diçka e jo e mirë ka ndodhur me sulmuesin e Kristal Palasit, Uilfried Zaha. Ky i fundit në profilin e tij zyrtar ka postuar një kërcënim që e ka marrë nga një tifoz i Aston Vilës, i cili i kërkon atij të mos shënojë në ndeshjen e sotme, në të kundërt do i kenë punët keq.

“Bën mirë të mos shënosh, shkërdhatë e zezë, në të kundërt do të vij në shtëpi i veshur si fantazmë.”, ky ishte mesazhi i cili i ishte dërguar Zahës, të cilin ky i fundit e bëri publik në faqen e tij zyrtare.

“Shikoni si u zgjova sot”, shkruan Zaha. Menjëherë pas këtij rasti, policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe për të dhënë ndëshkim ndaj tij, i cili ka kërcënuar sulmuesin e Kristal Palasit, me qëllim për t’i bërë presion para ndeshjes së sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"