Jyrgen Klop i prezanton Liverpulit “blerjen e re”: Njihuni me Filipe Kutinjon!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2017 | 22:29

Jyrgen Klop i prezanton Liverpulit “blerjen e re”: Njihuni me Filipe Kutinjon!

Me mbylljen e merkatos së verës Liverpuli gjeti qetësi sa i përket të ardhmes së yllit brazilian të skuadrës, Filipe Kutinjo. Mesfushori i avancuar ishte shumë pranë transferimit te Barcelona por klubi anglez nuk u dorëzua përballë ofertave marramendëse të katalanasve dhe dëshirës së vetë lojtarit për t’u larguar.

kutinjo

Dje 25-vjeçari iu bashkua të kuqve në stërvitje dhe trajneri Jyrgen Klop bëri një batutë duke e prezantuar atë para skuadrës si blerja më e re e klubit.

“Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Nuk është hera e parë që një lojtar dëshiron të largohet. Histori të tilla ndodhin shpesh gjatë merkatove sepse është periudha e vetme kur klubet mund të bëjnë transferime. Tani Kutinjo është këtu dhe e ka pranuar plotësisht situatën, ndaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Klop në konferencën për shtyp para ndeshjes me Mançester Sitin.

Megjithatë Kutinjo nuk do të jetë i grumbulluar për këtë takim të Premier Ligës duke qenë se i duhet pak kohë stërvitje që të arrijë formën më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"