“Juvja skuadër, Milani po vuan moshën e Ibrahimoviçit”, rrëfimi special i Kapelos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 21:30

“Juvja skuadër, Milani po vuan moshën e Ibrahimoviçit”, rrëfimi special i Kapelos

Fabio Kapelo ka dhënë ditën e djeshme një intervistë në emisionin “Anchi’Io Sport”. Në skanerin e ish-teknikut Seria A me në krye analizën e Milan-Juve, por pa hequr dorë nga reflektimet mbi Interin apo kombëtaren italiane.

Kapelo

Si ju duk Milan–Juve?

Terreni ishte i keq dhe u krijoi vështirësi skuadrave në fushë. Juven e pashë të rritur dhe Dibala luajti mirë e me dëshirën të cilën kisha kohë që nuk ia shihja.

Milani, nga ana tjetër, u mbështet vetëm te Leao. Kuqezinjtë m’u dukën të turbullt dhe gjatë gjithë kohës kërkuan të çanin vetëm nëpërmjet qendrës. Personalisht Juvja m’u duk më mirë se Milani.

Shpjegohuni më mirë ju lutem…

Po bëhen disa javë që bardhezinjtë kanë gjetur formulën për të qenë skuadër. Lojtarët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë gati të vuajnë duke u munduar të arrijnë rivalet që i kanë përpara në renditje. Më në fund dora e Alegrit po duket dhe me këtë mendësi çdo rival do ta ketë të vështirë kundër Juves me kalimin e kohës.

Koha duket si armiku më i madh për Ibrahimoviçin.

Besoj se brenda trupit të tij askush nuk mund të kuptojë se cilat janë kushtet. Vetëm ai mund të kuptojë nëse do të vazhdojë apo jo. Ka kohë, ai është shumë krenar dhe e di se kur do të duhet të ndalet. Për rinovimin do të prisja edhe pak.

Sulmi i Milanit si ju duket?

Në vështirësi sepse Ibra i tremb kundërshtarët dhe pa të Milani vuan për të shënuar. Ekipi ka nevojë për një pikë referimi dhe kur ai nuk është aty, kuqezinjtë humbasin diçka për sa i përket forcës goditëse.

A i zgjidh problemet e këtyre skuadrave dikush si Vlahoviçi?

Është njeriu i duhur për tani dhe për të ardhmen. Një lojtar që i ka të gjitha krijon probleme për kundërshtarët e tij. Nëse Juventusi vendos të vërë bast për të, do të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer, por kushdo që e blen do të ketë benefite.

Po për Interin çfarë mendoni?

Një ekip i fortë që ka krijuar këtë cikël të ri. Lëvizje të konsoliduara në manovër dhe shumë alternativa në sulm.

Shikoni vëmendjen dhe dëshirën që kanë lojtarët për të bërë detyrat sa më mirë. Merita duhet t’i jepet Inzagit. Mendoj se ai mund të rregullojë renditjen në ndeshjet që janë para ciklit të ferrit. Në kupat e Europës do të shohim nëse do të jetë një skuadër konkurruese.

Këto ditë Mançini po grumbullon kombëtaren. E meriton një shans Baloteli?

Kushdo që mund të bëjë punë e meriton. Mançini e mori te Mançester Siti pasi e kishte tek Interi. Ky është një vendim që e merr trajneri tek i cili kam shumë besim.

Italia ka nevojë për lojtarë që japin 110 për qind. Baloteli ka cilësi dhe mund të bëjë diferencën, por gjithçka varet nga mënyra se si do të paraqitet në këtë grumbullim. Mua më pëlqen shumë edhe Zhoao Pedro i Kaljarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"