Juvja prezanton Spinacolën: Doja 7-ën, por ia lashë Ronaldos. Mendova se nuk do më priste askush pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 17:38

Juvja prezanton Spinacolën: Doja 7-ën, por ia lashë Ronaldos. Mendova se nuk do më priste askush pas…

Pas Kristiano Ronaldos, tek Juventusi ditën e sotme kanë bërë edhe një prezantim tjetër plot vlera. Leonardo Spinacola, i cili vjen nga ekipi i Atalantës, në ekipin nga edhe ku është formuar. Mbrojtësi i majftë foli për këtë kapitull të ri në karrierë, por nuk mund të mungonte as edhe një koment për numrin 7, që tek “zonja” do e mbajë Ronaldo.

spinacola

“Zgjodha 37-tën sepse këtë numër kam pasur edhe tek Atalanta, dhe e mora me vete edhe ktu. Në fakt, numri im i preferuar është 7-a, por nëse nuk gaboj, e kanë zënë tashmë këtu. Le të themi se ia lashë Ronaldos(qesh.) Gjithsesi, ju falënderoj që erdhët të më prisnit. Pas gjithë atyre tifozëve që dolën për CR7-tën, mendoja se askush nuk do interesohej për mua, dhe pyetjet do m’i bënte agjenti im. Tani kam rreth një javë që jam rikthyer nga dëmtimi, dhe kam filluar me vrapimet. Është një ëndërr që jam rikthyer këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"