Juvja mendon për post-Alegrin, duan ta kthejnë në “shtëpi” ish-fantazistin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 13, 2018 | 10:39

Juvja mendon për post-Alegrin, duan ta kthejnë në “shtëpi” ish-fantazistin

Masimiliano Alegri në Angli, me destinacion Çelsin, ndërsa Juventusi mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Torino.

Zërat që shohin Zinedin Zidanin t’i japë fund karrierës së tij te Reali i Madridit, në fund të këtij sezoni, duke parë sherret e fundit që kanë ndodhur në skuadër dhe paraqitjet aspak të mira sivjet në Champions.

Alegri finale 2017

Sidomos ato në kampionatin spanjoll, kanë bërë që mes francezit dhe presidentit Florentino Perez të formohet papritur një ngricë totale.

Nga ana tjetër, në Torino, Masimiliano Alegri vështirë se do të qëndrojë nëse nuk arrin që të fitojë Championsin sivjet, por edhe sikur ta fitonte trofeun kontinental, pa dyshim që kjo do të ishte mënyrë më e bukur dhe më fisnike për t’u larguar nga bardhezinjtë.

zidan

Trajneri aktual i bardhezinjve është i joshur nga aventura angleze, një eksperiencë në Premier Ligë, në Londër konkretisht, sepse jo më kot ai e ka vizituar shpesh në dy vitet e fundit kryeqytetin anglez me rastin e pushimeve dhe festave apo akoma më shumë ka nisur prej kohësh që të studiojë edhe gjuhën angleze.

Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar vjet se nuk e sheh veten edhe për shumë vite në pankinë, maksimumi edhe pesë ose gjashtë sezone, prandaj ky është një sinjal që ai nuk kërkon që të lërë pankinën pa provuar edhe të paktën një eksperiencë tjetër, jashtë Italisë.

moxhi zidan

Natyrisht që me largimin e “Kontit Maks”, Juventusit do t’i duhej një tjetër figurë e fortë për të vazhduar udhëtimin e nisur pas rikthimit nga Seria B në vitin 2007 dhe natyrisht që pas shumë emrave italianë të përmendur, një ikonë si Zinedin Zidan do të ishte ideali.

“Zizu” do të rikthehej te bardhezinjtë pas 5 viteve që kaloi në Torino si futbollist, ku numëroi 212 prezenca dhe 31 gola të shënuar.

zidanejuventus

Por mbi të gjitha, ish-fantazisti francez do të zbarkonte në “Allianz Stadium” me petkun e atij që ka bërë mrekullinë, ka vendosur rekordin e të vetmit trajner që ka arritur që ta fitojë dy herë radhazi Ligën e Kampioneve, pikërisht atë trofe që te Juventusi e presin prej shumë kohësh.

Dhe natyrisht që edhe vetë Zidan do të ishte i lumtur që në rast “divorci” me Realin e Madridit, të kthehej në shtëpinë e tij të parë, duke qenë se pas vitit 2001, ai do të bënte itinerarin e kundër, jo më Torino-Madrid, por Madrid-Torino.

Përgatiti: JETON STAMOLLA






www.minuta90.com