Juvja mbush arkat / Kursim nga pagat dhe miliona nga merkato, ja shuma e majme që ka fituar “Zonja” këtë verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 21:30

Juvja mbush arkat / Kursim nga pagat dhe miliona nga merkato, ja shuma e majme që ka fituar “Zonja” këtë verë

Fitorja e Juventusit ndaj Sasuolos është vetëm një përqindje shumë e vogël e punës së klubit. Bardhezinjtë e nisën me tri pikë dhe kryesojnë renditjen, por mund të thuhet se diçka e kanë fituar që pa nisur ende mirë sezonin. Bëhet fjalë për kursimin në aspektin e rrogave.

JUVENTUS 1

Vetëm Dibala, Bernardeski, Kielini, Morata, De Ligt dhe Ramsej i kushtonin klubit 63.95 milionë euro. Shuma në fjalë përbëhet nga rrogat plus taksat.

Duke i marrë lojtarët e larguar një nga një kupton se pagesa e secilit nuk justifikohej nga kontributi në fushë.

Shembulli më i saktë në raportin pagëparaqitje është ai i Aron Ramsejt që erdhi te Juvja me shumë bujë, por largimi i tij ishte një çlirim për tifozët, drejtuesit dhe sidomos arkat duke qenë se çdo sezon shpenzoheshin mbi 10 milionë euro vetëm për të.

krahasimi (1)

RROGAT E TË RINJVE – Të ardhurit në skuadër peshojnë më pak në bilanc. As 40 milionë euro për të paguar Di Marian, Pogbanë, Kostiçin dhe Gatin. Dy të parët kanë ardhur falas dhe do të shpërblehen me 25 milionë euro (së bashku).

Kostiç me 4.5 milionë eurot e tij përbën një vlerë në parametrat e borderosë së planifikuar nga bardhezinjtë, teksa 1 milion eurot që paguhet Federiko Gati janë të papërfillshme për fuqinë e klubit.

rrogat (1)

MERKATO – Strategjia e “Zonjës së Vjetër” po jep fryte edhe në merkto. 63.5 milionë euro të shpenzuara për fushatën e përforcimeve të kësaj vere kur Kostiç, Bremer dhe Kambiazo kanë kushtuar 63.5 milionë euro.

afrimet (1)

Thuajse 27 milionë euro përfitim për bardhezinjtë që ndërkohë kanë shitur 6 lojtarë për një vlerë prej 90 milionë eurosh.

Përveç De Ligtit, që i ka sjellë klubit 67 milionë euro, spikat edhe shitja prej 8 milionë eurosh e Mandragorës dhe 3.5 milionë e eurot e Xhakomo Vrionit që zgjodhi Amerikën për të vijuar karrierën.

bilanci (1)

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"