“Juvja klubi më serioz në botë, CR7 e kuptoi vonë”, ish-mesfushori francez analizon nervozizmin e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 11:41

“Juvja klubi më serioz në botë, CR7 e kuptoi vonë”, ish-mesfushori francez analizon nervozizmin e Ronaldos

Patrik Vieira ka komentuar nervozizmin e Kristiano Ronaldos gjatë ndeshjes me Milanin në fundjavë, pas zëvendësimit në minutën e 55-të. Për ish-mesfushorin e Juves, diçka e tillë nuk është një surprizë, pasi ai e di mirë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e bardhezinjve. 

SPORT-PREVIEW-ronaldo-juventus-vieira

“Nuk ka dyshime se Ronaldo trajtohet si një yll në Torino, madje më shumë se kudo tjetër ku ka luajtur. Ndoshta, nervozizmi i tij është i shtyrë edhe nga fakti se po kalon një moment delikat, nuk po arrin që të dalë në lojën e tij. Si futbollist Ronaldo nuk diskutohet, pasi ai së bashku me Mesin dhe Nejmarin janë të vetmit që duken nga një planet tjetër.

Ronaldo555

Por ndonëse ka luajtur në klube si Junajtid e Real Madrid, Juventusi mund të mos jetë klubi më i madh, por sigurisht që është më seriozi në botë. Aty, sekreti i suksesit është grupi, klubi, drejtuesit, jo individi. Dhe ndoshta Ronaldo do ta kuptojë shpejt këtë. Fundja, nuk mund të kishte një binom më të bukur: lojtari më i fortë në klubin më serioz në botë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"