Juvja do hakmarrje ndaj Realit, Bufon: Nuk janë të pathyeshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 9:54

Juvja do hakmarrje ndaj Realit, Bufon: Nuk janë të pathyeshëm

Ndeshja me Realin nuk ka si të mos sjellë në kujtimet e Xhixhi Bufon finalen e Kardifit. I intervistuar nga e përditshmja iberike “Marca”, kapiteni bardhezi ka pranuar se në atë ndeshje fitoi më i miri, por gjithsesi ndaj madrilenëve hedh edhe një herë dorashkën e sfidës.

Juventus v Real Madrid - UEFA Champions League Final

Ky është ndoshta shansi i tij i fundit për një trofe madhor dhe të vetmin që i mungon në karrierën e tij të lavdishme. Teksa komentoi finalen e vitit të kaluar, 41- vjeçari rrëfeu: “Fituan më të mirët, ndaj edhe nuk kam pengje nga ajo ndeshje. Sfida të tilla vendosen nga episodet, por duhet edhe pakëz fat. Dukshëm, neve ky faktor na mungoi, por do të kërkojmë të hakmerremi”.

juve-real-ronaldo-manxukic-470x264

FINALET TABU – Në karrierën e tij, Xhixhi ka pritur goditje shumë të vështira, gati të pamundura, por edhe pyetjet e gazetarit spanjoll, pavarë- sisht forcës, nuk e gjetën të papritur.

I ngacmuar mbi plagën e Juves në lidhje me finalet të humbura, Bufon tha: “Nuk ka një shpjegim, megjithatë do të më pëlqente t’i fitoja. Zakonisht në 180 minuta jemi të zotët, teksa në 90 çalojmë jo pak”, duke shtuar menjëherë më shaka: “Ndoshta finalet duhen organizuar me sistem vajtje-ardhje”.

Gianluigi+Buffon+Real+Madrid+CF+v+Juventus+Cw1OkqLyX5tl

Reali duket një kockë shumë e fortë, por siç e përmendi kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, ndoshta ka edhe një “recetë” për t’i mundur madrilenët.

“Për të fituar kundër Realit, duhet të japim më të mirën. Besoj se edhe ne kemi dhënë jo pak prova të forcës tonë. Në Kardif vërtet fitoi më i miri, megjithatë nuk mendoj se e meritonim një humbje në ato shifra. Reali është më i mirë se Juvja, por ne e kemi vërtetuar se kemi shanse për t’u kualifikuar”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"