Juvja dhe Reali gati për “betejë”, shkak bëhet kampioni i botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 18:39

Juvja dhe Reali gati për “betejë”, shkak bëhet kampioni i botës

N’Golo Kante është një nga mesfushorët më të mirë në botë, në rolin e tij. Kampioni i botës me Francën, momentalisht luan te Çelsi, por bllokimi i merkatos për londinezët i ka ulur pritshmëritë e ekipit e kësisoj të lojtarit.

kante

Duke parë gjendjen në të cilën, ndodhet Çelsi, “BBC” raporton se Juventusi dhe Reali, janë gati të bëjnë një ofertë joshëse për Kanten në merkaton e janarit.

Duket se këto dy ekipe, janë gati të hyjnë në një betejë mes tyre, për mesfushorin francez.

Kujtojmë që 28-vjeçari është pjesë e Çelsit, që në verën e vitit 2016, kur u largua Leisteri, që sapo ishte shpallur kampion.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar 2 gola.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"