Juventusit i rrëshket këmba pas 12 fitoresh, barazim ndaj Spalit. Napoli fërkon duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 22:58

Juventusit i rrëshket këmba pas 12 fitoresh, barazim ndaj Spalit. Napoli fërkon duart

Juventusi u ndal vetëm në një barazim pa gola në sfidën e javës së 29-të me Spalin në transfertë. Bardhezinjtë ishin kërkues gjatë sfidës për të gjetur golin, por vendasit ia dolën t’i marrin një pikë vendit të parë në klasifikim, duke rezistuar deri në fund.

spal juve

Tashmë, me këtë pikë, diferenca e ekipit të Alegrit me Napolin e vendit të dytë shkon në +5 pikë, por napoletanët do të luajnë nesër sfidën e tyre për këtë javë, në shtëpi ndaj Xhenoas.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"