Juventusi tenton goditjen e madhe të merkatos, bardhezinjtë nisin kontaktet për transferimin e “heroit” të Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 16:00

Juventusi tenton goditjen e madhe të merkatos, bardhezinjtë nisin kontaktet për transferimin e “heroit” të Sitit

Juventusi ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm ku mes emrave të bujshëm si Di Maria dhe Perisiç në orët e fundit ka dal në skenë dhe ai i mesfushorit të Mançester Sitit, Ilkai Gyndogan, i cili ishte protagonisti kryesor me 2 golat që i dhanë titullin “Qytetarëve”.

GYNDOGAN

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.web”, mesfushori i Gjermanisë është i përzgjedhuri i trajnerit të “Zonjës”, Maks Alegri për të qenë kryesori i mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Gyndogan përfundon në verën e vitit 2023, me mesfushorin që ka shprehur hapur dëshirën për të mos e rinovuar atë.

Pavarësisht se Guardiola e konsideron lojtarin si një pikë kyçe të skuadrës, “Qytetarët” do të ishin të gatshëm ta lejonin të largohej nëse plotësohen kushtet e tyre ekonomike.

Në këtë situatë mbetet për të parë nëse Juventusi do të arrij ta realizoj këtë marrëveshje të bujshme dhe të vendosi gjermanin në urdhrat e Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"