Juventusi tenton “çmendurinë”, gati të sjellë Mbapen në Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 21:17

Juventusi tenton “çmendurinë”, gati të sjellë Mbapen në Torino

Duket se Paulo Dibala mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga skuadra e Juventusin. Tashmë edhe skuadra bardhezi ka filluar që të mendojë për zëvendësuesin e tij dhe po mundohen të planifikojnë atë që është pothuajse e pamundur.

Mbape

“Zonja e vjetër” do të tentojë çmendurinë për të sjellë në Torino “yllin” francez të Paris Saint Germain, Kilian Mbape. Ndoshta duket e pamundur, por kështu ishte edhe rasti i Ronaldos. Asnjë ndoshta nuk e besonte, por në fund ndodhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"