Juventusi, sulm total edhe për Marselon, e ‘paguan’ Aleks Sandro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 18:03

Juventusi, sulm total edhe për Marselon, e ‘paguan’ Aleks Sandro

Një përshëndetje që përfundonte me një premtim të qartë: “Po, shumë shpejt do të ritakohemi”, e cila ka ngjallur ëndrrën e radhës te tifozët e Juventusit, por ndoshta nuk do të jetë e pamundur. Duke parë tratativën fantastike dhe kohën e shkurtër, me të cilën “Zonja e Vjetër” mbylli blerjen e Kristiano Ronaldos, tani media spanjolle ka frikë se kampionët e Italisë mund të rrëmbejnë një tjetër yll nga Madridi dhe duke njohur miqësinë e fortë që lidh Marselon me Ronaldon, tashmë edhe mbrojtësi i majtë mund të surprizojë duke u transferuar në Torino.

FBL-EUR-C1-REALMADRID-ATLETICO

Sigurisht që duke parë urinë dhe besimin që tashmë ka kapluar torinezët për të synuar bindshëm fitimin e Ligës së Kampioneve, një tjetër sakrificë financiare po mendohet seriozisht nga drejtuesit italianë. Madje, ata kanë edhe një plan, për të mos nxjerrë para nga xhepi për të bërë të vetin Marselon, të paktën siç raporton “Marca”.

Mbrojtësi i majtë i Realit, tashmë 30-vjeçar, vlerësohet te 55-60 milionë eurot, saktësisht saç është edhe shuma që drejtuesit e Juves kërkojnë për brazilianin e tyre të krahut të majtë, Aleks Sandro. Dhe nëse nga Mançesteri, me Junajtid në garë prej kohës, por edhe me Sitin dhe francezët e PSG-së që këmbëngulin për të, shitja e Sandros mund të bëhet e mundur dhe me paratë e tij të tentojnë goditjen Marselo. Tashmë, në Madrid nisin të “dridhen” nga Juventusi…

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"