“Juventusi sot njësoj si ndaj ndeshjes me Lionin”, Del Piero: Pati shumë pak ide nga bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 0:20

“Juventusi sot njësoj si ndaj ndeshjes me Lionin”, Del Piero: Pati shumë pak ide nga bardhezinjtë

Ikona e Juventusit, Alesandro Del Piero  kritikoi ekipin e tij të zemrës pas humbjes 2-0 ndaj Interit. Për “Sky Sport”, ish-kapiteni i bardhezinjve gjykoi se ekipi i Andrea Pirlos dështoi në gjithçka sot në fushë dhe prodhoi shumë pak ide loje. Sipas tij Juventusi i sotëm i ngjan atij të Mauricio Sarrit vjet në ndeshjen e parë të 1/8-ave në Ligën e Kampioneve kur u mundën 1-0 në Francë.
del.piero.2019.juve.750x450
“Mendoj se Juventusi luajti keq në çdo aspekt. Kishte shumë pak ide, ishte i paaftë të ndryshonte ritmin deri në përfundim të pjesës së parë. Mezi bëri një goditje të fortë. Interi fitoi me meritë, por Juventusi sot luajti shumë keq.

Mendoj se nuk ndryshon shumë situata nga viti i kaluar kur u përballën me Lionin. Juventusi luan për të fituar çdo trofe dhe të mërkurën e ardhshme ka Superkupën e Italisë. Ka një ‘blackout’ të madh, i cili u shfaq më seriozisht sonte. Kur Juventusi duhet të fitojë, ia del, por sot nuk qe kështu. Mendoni që mundën Barcelonën 3-0 dhe Milanin që sot kryeson kampionatin. Flasim që ekipi të ketë ADN-në kampioni, por sot as Pirlo, as Kielini nuk mundën të mbulonin boshllëqet e mungesave”, përfundoi ish-futbollisti i Juventusit dhe Italisë, Alesandro Del Piero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"