Juventusi riformatohet në sulm kundër Parmës, kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 20:11

Juventusi riformatohet në sulm kundër Parmës, kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat

Juventusi do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në kampionat në transfertën me Parmën. Në takimin që do të nis pas pak në 20:30, Alegri ka hedhur një formacion të mbushur me risi, kryesisht në sulm. Kështu nuk do të luajë nga minuta e parë as Dibala dhe as Dagllas Kosta.

ronaldo

Vendin e tyre do ta marrin Mandzukiç dhe Bernandeski, që do të formojnë treshen e sulmit me Ronaldon. Gjithë sytë e tifozëve do të jenë te portugezi i cili nuk ka gjetur ende golin e parë me fanellën bardhezi. Më poshtë formacionet zyrtare:

Parma: Sepe, Jakoponi, Alvesh, Gagliolo, Gobi, Rigoni, Stulac, Barila, Zhervinjo, Inglese, Dia Gaudio
Trajner: D’ Aversa

Juventus: Shezni, Aleks Sandro, Kielini, Bonuçi, Kuadrado, Matuidi, Khedira, Pjaniç, Ronaldo, Mandzukiç, Ronaldo
Trajner: Alegri

form

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"