Juventusi prezanton fanellën e re, dizenjatori shpjegon zgjedhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 16:08

Juventusi prezanton fanellën e re, dizenjatori shpjegon zgjedhjen

Skuadra e Juventusit ka prezantuar ditën e sotme edhe fanellën e re për ndeshjet jashtë fushe, që do të përdoren në sezonin e ri. Ato mësohet të kenë dalë në shitje menjëherë.

Juve

Kujtojmë që bardhezinjtë kishin zbuluar më parë fanellën e tretë për këtë sezon, e cila është e prodhuar me plastike oqeani të ricikluar. Me të vërtet interesante. Ndërkohë që sot, klubi torinez prezantoi fanellën e dytë, e përshkruar me ngjyrë rërë dhe pastel, me jakë. Dizenjuesi i Adidas, Françesko Venturini ka folur për mediat në lidhje me fanellën e re, duke u shprehur:

“Të punosh me Juventus, historia e klubit shërben si frymëzim dhe ambicie. Qëllimi ynë është të marrim elemente dizajni që i përshtaten historisë së klubit dhe ti injektojmë me stilin modern në mënyrë që tifozët nga e gjithë bota mund të identifikohen me lojtarët në stadium. Me fanellën e re me ngjyrë rëre, kemi prodhuar një dizajn që është si klasik ashtu edhe modern duke i dhënë një pamje të freskët fanellës së famshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"