Juventusi pranë goditjes së radhës në merkato, bardhezinjtë një hap larg sulmuesit nga Bundesliga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 14:49


Juventusi pranë goditjes së radhës në merkato, bardhezinjtë një hap larg sulmuesit nga Bundesliga

Juventusi raportohet se është fare pranë transferimit të sulmuesit të Eintrahtit të Frankfurtit, Filip Kostiç. Madje, mediat italiane bëjnë fakt të kryer arritjen e një marrëveshjeje verbale mes klubit italian dhe atij gjerman, edhe pse deri në orët e fundit, “Shqiponjat” kanë qenë në bisedime edhe me Uest Hemin.

KOSTIC 1

Sipas mediave italiane, gjithçka po diskutohet për detajet e marrëveshjes mes Juventusit dhe Frankfurtit.

Bardhezinjtë i kanë propozuar 8 milionë euro plus bonuset klubit gjerman. Ndërkohë që Eintrahti dëshiron të paktën 15 milionë euro për serbin.

PANORAMASPORT.AL