Juventusi pranë goditjes së radhës, bardhezinjtë triumfojnë në garën ndaj Interit për talentin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:08

Juventusi pranë goditjes së radhës, bardhezinjtë triumfojnë në garën ndaj Interit për talentin italian

Juventusi duket se po përgatitet të zyrtarizojë disa goditje të një pas njëshme në merkato, ku pas marrëveshjeve me Pol Pogba dhe Anhel Di Maria, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Xhenoas, Andrea Kambiaso.

KAMBIASO

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, “Zonja” ka arritur një marrëveshje me Xhenoan për 4 milionë euro duke fituar kështu garën me Interin për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit.

Kambiaso nga ana e tij e ka arritur prej kohësh marrëveshjen personale me klubin dhe pritet të udhëtojë në Torino gjatë orëve të ardhshme për të kompletuar këtë marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"