Juventusi pranë goditjes në merkato, sulmuesi argjentinas i thotë “Po” ofertës së bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 19:34

Juventusi pranë goditjes në merkato, sulmuesi argjentinas i thotë “Po” ofertës së bardhezinjve

Juventusi duket shumë pranë Anhel Di Marias, me sulmuesin argjentinas që është gati të transferohet në Torino në orët e ardhshme.

DI MARIA

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me lojtarin për një kontratë 1- vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, me anë të së cilës 34-vjeçari do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Këmbëngulja e bardhezinjve ka qenë deçizive në arritjen e kësaj marrëveshje, me Di Marian që pritet kështu të vendoset në urdhrat e Maks Alegrit në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"