Juventusi përsëri në krizë, Alegri nuk fshihet: Jemi në ankth

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 20:50

Juventusi përsëri në krizë, Alegri nuk fshihet: Jemi në ankth

U duk sikur Juventusi kishte lënë pas krahëve krizën e fillimit të sezonit dhe pak nga pak po u afrohej skuadrave që kishte përpara në klasifikim duke u bërë një pretendent për zonën Champions. Por ndeshja me Çelsin e kjo me Atalantën ka kthyer përsëri me këmbë në tokë bardhezinjtë.

alegri

Tekniku Masimiliano Alegri ka pranuar se skuadra po vuan jashtëzakonisht shumë faktin që nuk shënon aq sa kërkohet dhe kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Atalantës që u humb falë golit të Zapata që në pjesën e parë të ndeshjes.

“Kjo është një paraqitje që është në anën e kundërt të asaj që kemi treguar me Milanin, Lacion e Fiorentinën. Atalanta gjuajti pak në portë, gjuajtjen e vetme e bëri Zapata me një gabim topin.

Ndoshta është pak edhe momenti i tillë. Kemi pak ankth, pak ngut. Kur nuk shënon, vjen edhe momenti i shqetësimit. Por e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të punojmë, siç kemi bërë gjithmonë dhe të mundohemi të fitojmë një ndeshje”, tha Alegri pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"