Juventusi përgatit goditjen e radhës, Paratiçi ofron Rabionë për mesfushorin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 9:06

Juventusi përgatit goditjen e radhës, Paratiçi ofron Rabionë për mesfushorin e Premier Ligës

Zërat thonë se lamtumira e Pjaniçit nuk e ka shqetësuar shumë Sarrin, sepse Juve e ka siguruar trajnerin toskan që do t’i transferojë Zhorzhinjon. Edhe në Angli janë mjaft të sigurt se bardhezinjtë do të bëjnë gjithçka për t’i siguruar mesfushorin brazilian, ish-nxënësin e tij te Napoli dhe pastaj te Çelsi.zhorzhinjo

Blutë, nga ana e tyre, janë gati ta lëshojnë, por kërkojnë një shifër rreth 60 milionë euro. Jo pak duke marrë parasysh edhe periudhën e vështirë financiare për shkak të Koronavirusit. Për këtë, drejtori Paratiçi kërkon që të përfshijë në operacion kartonin e Adrien Rabiosë, i transferuar verën e shkuar me parametër zero nga PSG dhe që deri tani ka bërë një sezon nën pritshmëri, pavarësisht paraqitjeve të fundit dinjitoze.zhorzhinjo

Francezi mund të ulë deri në maksimum shifrën kesh që blutë e Londrës kërkojnë për mesfushorin e tyre. Rabio është gjithashtu në fokusin e Evertonit të Ançelotit. Megjithatë, menaxheri i Zhorzhinjos mohoi të ketë pasur kontakte me Juven. Sarri kërkon të ndryshojë ekuilibrat e mesfushës së tij dhe deri tani ka transferuar Artur Melon nga Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"