“Juventusi para 15 vitesh ishte në Serinë B dhe… “, nuk ndalet Ceferin. Sulmon ashpër bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 13:46

“Juventusi para 15 vitesh ishte në Serinë B dhe… “, nuk ndalet Ceferin. Sulmon ashpër bardhezinjtë

Andrea Anjeli ka nisur një luftë personale me kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, pasi ky i fundit ju drejtua me fjalën “gënjeshtar”.

ceferiniiii

Por numri një i UEFA-a nuk ka ndërmend të ndalet, teksa thumboi skuadrën e Juventusit duke u kujtuar bardhezinjve se para 15-vitesh luanin në Serinë B.

“Futbolli është dinamik dhe i paparashikueshëm. Kjo është ajo qe e bën kaq të bukur dhe kaq të suksesshëm këtë sport. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ku ishte Mançester Junajtid para mbërritjes të Sër Aleks Ferguson? A e mbani mend atë? Dhe ku ishte Juventusi 15 vjet me pare? Mendoj se shume e dine që ndodhej ne Serine B”, e mbylli fjalën e tij Ceferin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"