Juventusi nuk e lëshon lehtë De Ligtin, “Zonja” refuzon ofertën e majme nga Çelsi për holandezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 14:05


Juventusi nuk e lëshon lehtë De Ligtin, “Zonja” refuzon ofertën e majme nga Çelsi për holandezin

Çelsi duket se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga afrimi i mbrojtësit të Juventusit, Matijas De Ligt, por as “Zonja” nuk mendon që ta lëshojë kaq shpejt holandezin.

DE LIGT

“Blutë” e Londrës dërguan një tjetër ofertë drejt bardhezinjve, e cila shkonte deri në 80 milionë euro.

Gjithsesi dhe kjo ofertë është kthyer mbrapsht nga drejtuesit e Juventusit, të cilët nuk kanë ndërmend që ta lirojnë atë pa të paktën 100 milionë euro, edhe pse dëshira e De Ligtit është që të largohet nga Torino.

PANORAMASPORT.AL