Juventusi nuk dorëzohet, Pogba drejt rikthimit në Torino që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 11:14

Juventusi nuk dorëzohet, Pogba drejt rikthimit në Torino që në janar

Pol Pogba, pas shkëlqimit me Juventusin në sezonet 2012-2016, vendosi të lërë bardhezinjtë para dy vitesh, për t’iu bashkuar Mançester Junajtid. Por, rikthimi në Torino, tashmë duket më pranë se kurrë, edhe pse u përfol se mund të ndodhte që këtë merkato vere.

murinjo pogba

“Tuttosport”, shkruan ditën e sotme, se është drejtori Marota, që po përpiqet ta bindë francezin të rikthehet tek Juventusi, duke parë edhe ekipin që po ndërton “zonja”, veçanërisht pas ardhjes edhe të Ronaldos. Kampioni i botës, mund të rikthehet të luajë me kampionët e Italisë, që në këtë merkato janari.

Duke parë këtë ofertë, Pogba mesa duket ka hequr dorë nga një kalim i mundshëm tek Barcelona, dhe një takim tjetër me lojtarin, në dy ndeshjet që do të luhen në fazën e grupeve në Champions mes dy ekipeve, mund të jetë vendimtar për të ardhmen e 25-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"