Juventusi nuk dorëzohet për yllin e Romës, 25 milionë euro dhe një lojtar për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 14:10

Juventusi nuk dorëzohet për yllin e Romës, 25 milionë euro dhe një lojtar për mesfushorin

Nikolo Zaniolo është një objektiv i deklaruar tani i Juventusit që nuk dorëzohet për ta sjellë atë në Torino, pavarësisht çmimit të lartë të vendosur për të.

zaniolo vs fejnord

Ditën e djeshme Kerubini ka takuar drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinto, për të dëgjuar kërkesat e tij, por ekziston ende një diferencë mes 60 milionë eurove që pretendojnë verdhekuqtë dhe ofertës së bardhezinjve.

25 milionë euro plus kartonin e njërit mes Ueston MeKenit apo Arturit ishte ajo që ka ofruar Kerubini, një opsion që është refuzuar për momentin nga Roma, edhe pse nuk përjashtohet një tjetër takim mes palëve, për sa kohë “Zonja” nuk ka ndër mend të heqë dorë nga italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"