Juventusi në merkato për një mesfushor, del në skenë lojtari i Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2017 | 13:16

Juventusi në merkato për një mesfushor, del në skenë lojtari i Real Madridit

Për italianët e Juventusit, beteja për gjetjen e një mesfushori mbetet ende e ndezur. Skuadra e drejtuar nga Alegri është në kërkim për një lojtar, i cili të shfaqë formën më të mirë të mundshme me fanellën e zonjës së vjetër duke favorizuar një prej mesfushorëve më në zë të Spanjës. Bëhet fjalë për mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç.

Kovacic

Për 23-vjeçarin, Alegri ka shprehur hapur kënaqësinë për ta patur në radhët e skuadrës së tij, duke favorizuar yllin e Realit të Madridit. Gjatë ditës së djeshme, sipas burimeve spanjolle, thuhet se klubi i “zonjës së vjetër” ka patur kontakte me Realin sa i përket mesfushorit kroat.

Nga ana tjetër, kreu i Juventusit, Marota është duke reflektuar mbi shumën e blerjes, e cila është 25 milionë euro. Kovaçiç është një prej emrave, i cili është përmendur shpesh gjatë sezonit të merkatos, si një prej synimeve kryesore në pozicionin e mesfushës për shumë klube të nivelit të lartë.

Pas Milanit dhe Interit, Mateo Kovaçiç i është ofruar edhe zonjës së vjetër, blerja ose huazimi i të cilit do të shënonte një prej çasteve më kryesore të kësaj merkatoje në skuadrën e bardhezinjve. Megjithatë, një prej arsyeve pse Reali i Madridit kërkon ta shesë ose huazojë është edhe rivaliteti i madh në skuadër.

Megjithatë pas ndodhive të fundit, Kovaçiç pritet të mos ketë më një rol kryesor në formacionin e teknikut francez, Zinedin Zidan. Nga ana tjetër, thuhet se Mateo Kovaçiç do të jepet vetëm për huazim, kjo pasi krerët e skuadrës spanjolle të Realit nuk duan të humbasin nga radhët e tyre një lojtar me shumë potencial si kroati.

Por për italianët e Juventusit, emri i Kovaçiçit mund të renditet mes shumë emrave të tjerë, të cilët “zonja e vjetër” kërkon t’i veshë fanellën bardhezi. Shifra e blerjes për kroatin pritet të jetë 25 milionë euro, megjithatë për Juventusin mbeten ende si mundësira mjaft të mira emrat si: Matuidi, Emre Xhan, N’Zonzi dhe Rabio, të cilët janë konsideruar edhe si emra, të cilët do t’i përshtateshin edhe më mirë karakterit luftarak të “zonjës së vjetër”.

Një tjetër lojtar me shumë potencial, sidomos gjatë kompeticionit të Kupës së Konfederatave është edhe gjermani, Leon Gorecka. Me anë të një paraqitjeje të shkëlqyer gjatë këtij kompeticioni, Gorecka duket se është vënë në fokusin e italianëve të Juventusit, ku thuhet se mund të jetë një prej emrave më të mundshëm për transferimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"