Juventusi në Ligën e Kampioneve, Kapelo: Nuk luajnë në ritmin e këtij kompeticioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 21:55

Juventusi në Ligën e Kampioneve, Kapelo: Nuk luajnë në ritmin e këtij kompeticioni

Ish-trajneri i njohur italian Fabio Kapelo beson se Juventusi nuk e ka ritmin e duhur për të luajtur dhe fituar Ligën e Kampioneve.

juventus

Ish-tekniku i Milanit, Romës, Juventusit dhe Real Madridit vlerësoi se skuadra bardhezi ka futbollistë cilësorë në skuadër, por për një kompeticion elitar si Liga e Kampioneve, ekipi nuk po luan me ritmin e duhur.

“Juventusi në Ligën e Kampioneve – Ritmi i ndeshjeve të tyre nuk është i duhur për Ligën e Kampioneve. Një kompeticion i tillë kërkon ritëm dhe shpejtësi më të lartë, këto janë çelësat për të patur sukses. Kjo skuadë ka cilësi dhe emra të mëdhenj. Mendoj se rikthimi i Kielinit është thelbësor për Juventusin, ai sjell pozitivitet te skuadra”, deklaroi Kapelo.|

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"