Juventusi merr lajmin e mirë para Championsit, pranë rinovimit me yllin e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 16:09

Juventusi merr lajmin e mirë para Championsit, pranë rinovimit me yllin e ekipit

Juventusi raportohet se është pranë rinovimit me Paolo Dibalën deri në vitin 2025. Argjentinasi që u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit në Serinë A është në bisedime me bardhezinjtë dhe “Tuttomercatoweb” pretendon se Juventusi do zyrtarizojë së shpejti marrëveshjen me 26 vjeçarin.

dibala

Dibala për momentin po rikuperohet nga një dëmtim dhe po punon që të jetë gati për ndeshjen kundër Lionit në Champions. Argjentinasi do përfitojë rritje rroge në kontratën e re që do nënshkruaje me Juventusin.

Bardhezinjtë po përgatiten për ndeshjen e khimit në Champions kundër Lionit pasi sfidën e parë e kanë humbur 1-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"