Juventusi mendon për të ardhmen, bardhezinjtë “piketojnë” dy talente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:14

Juventusi mendon për të ardhmen, bardhezinjtë “piketojnë” dy talente

Ndonëse merkato e verës duket ende larg, te Juventusi kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë në ekip.tonali.brescia.2019.20.750x450

“Tuttosport” raporton se kampionët e Italisë ndjekin me kujdes të veçantë mesfushorin e Breshas, Sandro Tonali. 19-vjeçari ka treguar paraqitje të shkëlqyera me ekipin e tij dhe si pasojë e kësaj ka tërhequr vëmndjen e ekipeve të mëdha.

Thuhet se Juventusi përgatit një ofertë për talentin italian, të cilin mund ta marrin në skuadër në merkaton e verës.afp_fr_9e9097c205acddebeddb985ccdf434f9fdf29c2f

Megjithatë nuk përfundon këtu, teksa i njëjti raport njofton se bardhezinjtë kanë shfaqur interes edhe për një futbollist tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri të Lionit, Husem Auar, i cili është në orbitën e “Zonjës së Vjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"