Juventusi mendon për merkaton dhe “piketon” sulmuesin spanjoll, shqetëson klauzola e lartë e futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 12:27

Juventusi mendon për merkaton dhe “piketon” sulmuesin spanjoll, shqetëson klauzola e lartë e futbollistit

Ndonëse futbolli është pezulluar, përsëri drejtuesit e klubeve të ndryshme  vazhdojnë punën për të ndjekur lojtarë që do të tentojnë t’i afrojnë në ekipin e tyre.ferran.torres.valencia.2019.20.750x450

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe drejtuesit e Juventusit, të cilët e kanë përcaktuar objektivin e parë që do tentojnë të afrojnë në verë. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë shfaqur interes për talentin e Valencias, Ferran Torres.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga kampionët e Italisë, që do të përpiqen ta afrojnë atë në merkaton e verës.

Sulmuesit të djathë i skadon kontrata me ekipin spanjoll në vitin e ardhshëm, por megjithatë ka ende një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe Valencia nuk dëshiron të ulë çmimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"