Juventusi me plan madhështor, në “radarë” 3 mesfushorë kalibri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 11:45

Juventusi me plan madhështor, në “radarë” 3 mesfushorë kalibri

Një Juventus i shfrenuar në fushë, por i shfrenuar edhe në merkato, në kërkim për t’i shtuar fantazi grupit. Dhe për të rritur dozën teknike të lojës së skuadrës së Maks Alegrit nevojitet një prej fantazistëve më të mirë në qarkullim, ku emrat sigurisht nuk mungojnë. Madje, janë afruar shpeshherë me “Zonjën e Vjetër”, por sivjet gjërat kanë ndryshuar, sepse te Juventusi ka ardhur Kristiano Ronaldo dhe të gjithë do të donin të luanin përkrah tij. Lista e drejtorit Fabio Paratiçi është fantastike, ku emri i parë është ai i Aron Ramsejt.

2462275-51144210-2560-1440

Mesfushori, që përveç fazës ndërtuese di të bëjë mjaft mirë edhe atë shkatërruese, është një alternativë me parametër zero. Një muaj më parë u përfol se uellsiani do të firmosë një parakontratë me Juven që në janar, ndërsa që dy ditë më parë, media gjermane garantoi se Ramsej i është premtuar Bajernit. Gjithsesi, ai që konfirmon se kampionët e Italisë janë ende në garë për lojtarin e Arsenalit është mediatori dhe menaxheri, Mateo Materaci. “Ramsej është një dëshirë e Juves dhe kontaktet kanë kohë që kanë nisur. Prandaj, nuk është e vërtetë që Bajerni e ka siguruar, pasi Juventusi nuk dorëzohet lehtë, aq më shumë mbi lojtarët me parametër zero”. Ndërkohë, emri i dytë është ëndrra disavjeçare e trajnerit Alegri.

isko1

Bëhet fjalë për Iskon, i cili sapo Santiago Solari është ulur në stolin e Realit, ka humbur gjurmët, duke përfunduar në stol. Dhe duke parë këto pakënaqësi, Juventusi mund të përgatisë sulmin që në janar, ndonëse në Torino, pengesa quhet Kristiano Ronaldo. Isko dhe portugezi kanë pasur që në Madrid një marrëdhënie të acaruar mes tyre dhe kjo i vështirëson shumë bisedimet e kësaj tratative.

erikson

Por, nuk mbaron këtu, sepse nga Anglia lëshojnë bombën: Kristian Eriksen ka shtyrë rinovimin e kontratës me Totenhemin. Për fantazistin danez, Reali i Madridit është në “pole-position”, por “Daily Mail” nënvizon se Juventusi është hedhur menjëherë në sulm të lojtarit, i cili është i preferuari i drejtorit sportiv bardhezi, Fabio Paratiçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"