“Juventusi me Pirlon? Jemi më të lumtur”, Kristiano Ronaldo: Shoh të ardhme pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2020 | 23:53

“Juventusi me Pirlon? Jemi më të lumtur”, Kristiano Ronaldo: Shoh të ardhme pozitive

Pavarësisht barazimit 2-2 me Romën me një lojtar më pak nuk shikohet si rezultat zhgënjyes për Kristiano Ronaldon dhe Juventusin.
1228623877
Ylli portugez, i cili arriti sot 450 gola në nivel kampionati, deklaroi se Juventusi me Pirlon është më i lumtur se më parë dhe ndihet optimist për të ardhmen,

“E dinim se ndeshja e sotme do të ishte shumë e ndërlikuar, por morëm një pikë të rëndësishme. Jemi në fillim të kampionatit me një trajner të ri. Ekipi është aktiv, po bëjmë mirë. Shikoj të ardhme pozitive. Seria A? Mendoj se Seria A është forcuar. Ky sezon do të jetë më i vështirë se ai i kaluari. Pirlo? Është shumë herët, por ekipin e shikoj më mirë, më të gëzuar dhe më të qeshur. Kjo është e rëndësishme”, deklaroi Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"