Juventusi me një plan të bujshëm, bardhezinjtë në bisedime me Liverpulin për shkëmbimin e mesfushorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 22:49

Juventusi me një plan të bujshëm, bardhezinjtë në bisedime me Liverpulin për shkëmbimin e mesfushorëve

Juventusi duket se po studion të gjitha mënyrat për të arritur të përforcohet në repartet me më shumë nevoja siç është mesfusha, me bardhezinjtë që po provojnë një shkëmbim me Liverpulin mes Rabiot dhe Keita.

Collage Maker-28-Jun-2022-10.48-PM

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, dy klubet po studiojnë këtë marrëveshje për të zgjidhur situatat e dy futbollistëve që nuk janë të kënaqur në klubet respektive dhe po kërkojnë një aventurë të re.

Problemi në këtë marrëveshje qëndron te vlerësimin që Liverpul ka për Keita, me “The Reds” që kërkojnë nga Juventusi edhe disa milionë së bashku me Rabiot për të finalizuar shkëmbimin, me kërkesën e anglezëve që po vlerësohet nga ana e Juventusit dhe teknikut Maks Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"