Juventusi “mbret” i të ardhurave, Lësteri ja kalon Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 19:43

Juventusi “mbret” i të ardhurave, Lësteri ja kalon Realit

Champions League mbetet obsesioni i Juventusit dhe i tifozëve juventinë, që në vitin 2017 kanë arritur rrugëtimin më të mirë të tyre.

Juventus

Klubi bardh e zi mund të “ngushëllohet” me faktin që kryeson e para në listën e UEFA për të ardhurat buxhetore në europë nga rrugëtimi i saj në Champions League sezonin e kaluar.

Ja lista e skuadrave që kanë përfituar më shumë të ardhura nga rrugëtimi i tyre në Champions League sezonin e kaluar:

1- Juventus – 110.434.000 euro

2- Lëster- 81.681.000 euro

3- Real Madrid- 81.051.000 euro

4- Napoli- 66.009.000 euro

5- Monako- 64.685.000 euro

6- Arsenal- 64.573.000 euro

7- Atletiko Madrid- 60.615.000 euro

8- Barcelona- 59.847.000 euro

9- PSG- 55.313.000 euro

10- Bajern Mynih- 54.762.000 euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"