Juventusi kthen sytë nga vetja, ja plani për futbollistin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:51

Juventusi kthen sytë nga vetja, ja plani për futbollistin titullar

Juventusi po mendon për të ardhmen e futbollistit të vet Blez Matuidi.

Matuidi Ronaldo

Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë mesfushorit francez dhe një vit tjetër për të luajtur në Torino.

Duke parë moshën e tij të avancuar (33 vjeç mbush në muajin prill), drejtuesit e klubit italian duan të rifreskojnë skuadrën dhe gjasat janë që kampioni i botës me Francën të largohet nga “Zonja e Vjetër”, e shumta, vitin e ardhshëm.

Duke parë mesfushën e ngjeshur të Juventusit dhe ripërtëritjen e Adrien Rabio, Juventusi është gati të përcaktojë të ardhmen e Matuidi dhe të investojë te bashkëkombasi i tij Rabio.

adrien-rabiot-juventus-1568112341-25583

Megjithatë, Matuidi ka arritur falë këmbënguljes të përshtatet me idetë dhe skemat e trajnerit Mauricio Sarri duke u kthyer në mburojën e duhur për ekipin bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"