Juventusi kërkon mesfushorin e Çelsit, flet trajneri: Ka gjithnjë lojtarë të pakënaqur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 20:26

Juventusi kërkon mesfushorin e Çelsit, flet trajneri: Ka gjithnjë lojtarë të pakënaqur

Tri ndeshje radhazi në stol, ndaj Palasit zbriti në fushë për disa minuta ndërsa titullar ishte në humbjen e fundit ndaj Shefilldit. Duket se Zhorzhinjo bën gjithnjë e më pak pjesë në planet e Frenk Lampardit që kur rinisi futbolli dhe zërat e një shitjeje të mesfushorit për të cilin interesohet Juve, u bënë më të fortë.zhorzhinjo

Por tekniku i bluve të Londrës frenon dhe thotë se ish-nxënësi i Sarrit është ende pjesë e planeve të tij: “Ka gjithnjë futbollistë që ndoshta janë të pakënaqur apo në momente të caktuara mbesin jashtë.

Dhe në këtë moment i takon Zhorzhinjos. Ai ishte shumë i rëndësishëm këtë sezon, brenda edhe jashtë fushe. Dhe kjo nuk ka ndryshuar. Jam shumë i kënaqur prej tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"