Juventusi kërkon fitoren e radhës/ Pirlo përballë Inzagit, për të thyer tabunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 18:52


Juventusi kërkon fitoren e radhës/ Pirlo përballë Inzagit, për të thyer tabunë

Rinisja e aktivitetit pas pushimit të kombëtareve ka sjellë 6 pikë në dy ndeshje për Juven mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, me kualifikimin matematikisht në 1/8-at dy javë më herët. Por Pirlo nuk ka ndërmend që të ndalet. Pengesa e radhës së skuadrës së tij quhet Benevento, e cila vjen nga suksesi në fushën e Fiorentinës.

Gran+Gala+del+Calcio+Aic+qC4au8oDKPpx

Ndeshje shumë interesante, edhe për faktin se do të vendosë ballë për ballë Pirlon dhe Inzagin në stolet respektive: të dy kanë regjistruar 156 ndeshje së bashku me fanellën e Milanit, përveçse ishin pjesë e skuadrës italiane në triumfin e Botërorit 2006 në Gjermani. Dy skuadrat janë përballur dy herë mes tyre në Serie A dhe në të dyja rastet bardhezinjtë kanë dalë fitimtarë. Por Benevento u ka shënuar në të dyja sfidat. Dhe këtë herë, bardhezinjtë do të kenë përballë një skuadër shumë më konkurruese, me djemtë e Inzagit të cilët kanë fituar 3 nga 8 javët e para këtë kampionat, po aq sa në 29 javët e para të prezencës së tyre të parë në Serinë A.

Por ka edhe një statistikë tjetër kurioze për “Zonjën” kundër ekipeve të sapongjitura. Në katër transfertat me klubet e ardhura nga Serie B, Juventusi ka fituar vetëm njëherë dhe ka pësuar gol në gjashtë të fundit. Një trend për t’u ndryshuar është edhe ai ndeshjeve jashtë “Allianz Stadium”, ku bardhezinjtë kanë regjistruar vetëm 1 fitore (4-1 ndaj Specias) në 8 transfertat e fundit të kampionatit dhe kanë pësuar të paktën 1 gol në 9 të fundit. Por Pirlo mund të besojë te mbrojtja më e mirë e kampionatit (6 gola të pësuar), e cila nuk ka pësuar ende gol nga jashtë zone, andej nga Benevento ka shënuar 4.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/