“Juventusi jashtë gare, ekipet e tjera luajnë për vendin e dytë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 14:49

“Juventusi jashtë gare, ekipet e tjera luajnë për vendin e dytë”

Françesko Toti përpiqet të mbrojë Romën, por jep një mesazh që duket deri diku dorëzim përpara pushtetit të Juventusit. Legjenda verdhekuqe thotë se bardhezinjtë luajnë një kampionat më vete dhe të tjerët luftojnë vetëm për vendin e dytë.

toti juve

“Sezoni është shumë i gjatë, por duhet të jemi realistë. Juventusi është një hap përpara të gjitha skuadrave të tjera në Itali dhe ata bëjnë kampionatin e tyre. Ekipet e tjera luajnë për vendin e dytë dhe kërkojnë të shkojnë në Champions. Roma ka shumë vite që nuk fiton, por nuk është e vetmja. Fiton vetëm Juventusi. Monçi? Është shumë herët për ta kritikuar. T’i lëmë kohë”, tha Toti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"