Juventusi i ri, me mbrojtje të hekurt dhe “tango” në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 10:16

Juventusi i ri, me mbrojtje të hekurt dhe “tango” në sulm

Shumë trajnerë do të donin ta stërvitnin falas Juventusin, por Masimiliano Alegri është në hall. Trajneri italian ka luks zgjedhjesh pse sezonin e ardhshëm dhe duhet të përpiqet të ruajë ekuilibrat dhe raportet me të gjithë futbollistët. Me apo pa Pogbanë, bardhezinjtë kanë një skemë fikse, së cilës i kanë qëndruar besnikë deri tani.

alegri

Variantet

Në Itali, Juventusi ka luajtur më shpesh me modulin 3-5-2 dhe sigurisht që në majën e sulmit do të qëndrojë dyshja argjentinase Dibala-Higuain. Në mesfushë ka shumë alternativa, por duket se Aleks Sandro mund të jetë i preferuari i teknikut për ndeshjet e kampionatit dhe Evra për ato të Ligës së Kampionëve. Ish-mbrojtësi i Junajtid ka shumë eksperiencë dhe vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme.

Untitled-2

Në këtë modul do të ketë vështirësi për Pjacën, por kroati mund të gjejë hapësira në skemën 4-3-2- 1, apo 4-3-3, ku do të duhet të bëj rolin e sulmuesit të krahut. Pjaniç është lojtari që do të marrë në dorë frenat e lojës, ndërsa Markizio dhe Khedira do të mbulojnë më shumë detyrat mbrojtëse. Në të djathtë, pas 5 vitesh do të ndryshojë mbrojtësi. I preferuari i Alegrit do të jetë Dani Alvesh dhe jo Lihshtajner. Në mbrojtje pritet të jetë treshja “BBC” dhe në portë legjenda Bufon.

Të rinjtë

3 lojtarët që e kanë të sigurt formacionin janë Higuain, Pjaniç dhe Alvesh, ndërsa Pjaca dhe Benatia duhet të presin ndryshimet apo mundësinë e tyre. Gjithçka varet edhe nga lëvizjet që do të bëjë Juventusi në këtë merkato. Nëse ikën Pogba ose Bonuçi, edhe dy blerjet e tjera kanë mundësi të aktivizohen si titullarë. Merkato nuk ka përfunduar ende, por “Zonja” duket se është e kënaqur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"