Juventusi i paarritshëm, Milani lë mbrapa Interin në kontratat me sponsorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 15:09

Juventusi i paarritshëm, Milani lë mbrapa Interin në kontratat me sponsorit

Në mos orësh, është çështje ditësh zyrtarizmi i kontratës mes Milanit dhe “Puma”-s. Sponsori i ri teknik do të mundësojë uniformat e kuqezinjve duke filluar që nga sezoni i ardhshëm pas mbylljes së kontratës nga ana e “Adidas”.

Kolosi gjerman kishte një akord me Milanin deri në vitin 2020, por gjithashtu edhe një mundësi anulimi të tij, të cilën e shfrytëzoi sapo klubi milanez ndryshoi pronësi duke kaluar në duart e kinezit Jonghong Li.

puma-ac-milan-18-19-home-away-third-concept-kits (2)

Pas dy dekadash me “Adidas”, paraqitjen e Milani do ta marri “Puma”, e cila do të derdhë në arkat e “Djallit” 12.2 milionë euro në sezon.

Me marrëveshjen e re, Milani bëhet skuadra e dytë në Serinë A në nivel të ardhurash nga sponsori teknik.

Në vendin e parë qëndron Juventusi që me 23.2 milionë euro në sezon nga “Adidas” duket i paarritshëm edhe në nivel arkëtimesh për sa i përket aspektit të uniformave.

gfngfh

Mes më të paguarave natyrshëm Interi që falë “Nike”-s arrin të përfitojë diçka më shumë se 9 milionë euro në sezon.

Fiorentina dhe Lacio udhëtojnë në korsi të ngjashme me rreth 3.5 milionë euro në sezon nga sponsorët e tyre.

Në këtë renditje bie në sy edhe Sasuolo, të cilës firma italiane “Kappa” i mundëson mbi 1 milion euro në sezon, jo pak për ekipin zigjelbër. E njëjta kompani vesh edhe Elseid Hysjan me shokë duke i paguar Napolit çdo sezon 7.8 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"